I përfunduar
Rezidenca Vala Mar, Gjiri i Lalzit | Mane TCI | 2015
Gjeni veten në bukurinë dhe joshjen e Gjirit të Lalzit, duke zgjedhur shtëpinë ideale në bregdet. Vala Mar Residences ofron jo vetëm një residencë, por një përvojë të paharruar jetese.
Vala Mar Residences është destinacioni turistik dhe rekreativ i standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë, në Shqipëri dhe rajon. Vala Mar Residences ndërthur eksperiencën, profesionalizmin dhe metodologjinë e përparuar, në interes të banorëve të ardhshëm, komunitetit lokal dhe turizmit në Shqipëri.
Rezidencat e kompleksit do të zhvillohen me një përzierje të përbërësve të banimit duke përfshirë vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme. Këto rezidenca moderne dhe komode gjenden midis gjelbërimit karakteristik të zonës, kryesisht me pisha të buta e të egra, si edhe orientohen me pamje nga bregdeti i artë,i Gjirit të Lalzit.
Kompleksi ofron shumëllojshmëri shërbimesh, facilitetesh dhe argëtimesh për të garantuar një qëndrim të këndshëm. Gjithashtu, pozicionimi i kompleksit kaq pranë qendrave kryesore të banimit në Shqipëri, mundëson aksesin e lehtësirave dhe komoditeteve kryesore të jetesës.
Vala Mar Residences ndodhet në natyrën e mrekullueshme të Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 310 m në bregdetin e Adriatikut, Gjiri i Lalzit ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut. Pak kilometra nga Tirana dhe Durrësi, Gjiri i Lalzit ofron plazhe të paprekura nga turizmi masiv, me rërë të artë.
Ky kompleks rezidencial e turistik do të shndërrohet në destinacionin kryesor rekreativ të individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. Pozicionimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës i jep Vala Mar Residences vlera duke e kthyer në “stacionin e parë” në bregdetin Adriatik. si edhe në oazin e qetësisë tuaj.
Vendndodhja
Vala Mar Residences ndodhet:
- 42 km larg Tiranës
- 38 km larg Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
- 26 km nga qendra dhe porti i qytetit të Durrësit
- 63 km nga porti i Shëngjinit
- 101 km nga qyteti i Ulqinit, Mali i Zi nëpërmjet vendkalimit të Muriqanit
- 268 km nga qyteti i Prishtinës, Kosovë nëpërmjet vendkalimit në Morinë
- 300 km nga qyteti i Shkupit, nëpërmjet vendkalimi të Qafë-Thanës
Përse Gjiri I Lalzit
Keni endërruar gjithmonë të keni një shtëpi në një zonë të përkëdhelur nga dielli? Në Gjirin e Lalzit dielli del jo më rrallë se 300 ditë të vitit. Temperaturat mesatare të zonës janë mjaft të favorshme që ju të keni mundësinë të shijoni rezidencën tuaj dhe natyrën e zonës gjatë gjithë vitit. Afërsia me qendrat kryesore të banimit i mundëson banorëve të shijojnë jetesën e tyre në Vala Mar Residences jo vetëm gjatë stinës së verës apo gjatë sezonit të pushimeve, por edhe çdo fundjavë. Ky pozicionim kaq i favorshëm mundëson afërsinë me facilitete të tjera si: Qendra Spitalore, Rajone Policie dhe Qendra Tregtare. Gjiri i Lalzit ndodhet në një zonë elitare, të paprekur nga turizmi masiv. Bregdeti I artë i Gjirit të Lalzit është ideal për shëtitje buzë detit, not dhe sporte të tjera ujore. Gjithashtu, gjelbërimi I zonës me pisha të buta e të egra dhe bimësi 80 vjeçare,ju ofron mundëson të shijoni natyrën.
Cel: :+355 69 20 20 073
Cel: +355 69 80 14 999
E: sales@manetci.al
Për më tepër informacion, ju ftojmë të na vizitoni në: www.valamarresidences.al
Me shume projekte ne Shqiperi

Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane

Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane

Godine banimi dhe sherbimi 1,5,6,7,8,9 dhe 10 kat me 3 kat parkim nentoke ne rrugen 5 Maji

Godine banimi dhe sherbimi me parkim nentoke ne rrugen Besim Imami, Myslym Shyri

Lion Residence 2 ne rrugen Dritan Hoxha, Tirane

Kompleksi Ajka ne rrugen 5 Maji

Godine banimi dhe Sherbimi 1, 5 dhe 7 kate me 3 kat parkim nentoke ne rrugen Selaudin Zorba, Tirane

Godine Banimi dhe Sherbimi 1,4,7,8 dhe 9 Kat me 3 kate parkim nentoke ne rrugen Artan Lenja
